Kategoria e Parë, Grupi B/ Hap fals i Apolonisë dhe Lushnjës, Pogradeci mposht Besën. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 16:00

Kategoria e Parë, Grupi B/ Hap fals i Apolonisë dhe Lushnjës, Pogradeci mposht Besën. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë në grupin B, të vlefshme për javën e 17-të.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Hap fals i Lushnjës, të cilët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Turbinën në transfertë, duke iu larguar kështu kreut të renditjes që të çon në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë hap fal ka bërë edhe Apolonia, që barazoi 1-1 me Devollin në shtëpi. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Hasanajn në minutën e 42’. Pjesa e dytë nisi me fierakët në sulm, të cilët gjetën golin e barazimit në minutën e 47’ me Gjatën. Pavarësisht tentativave të shumta, Apolonia nuk ia doli të marrë më shumë se 1 pikë nga kjo ndeshje dhe shkon në kuotën e 36 pikëve, po aq sa Pogradeci. bandicam 2020-02-23 15-57-14-654

Pikërisht këta të fundit mposhtën me rezultatin 2-0 Besën, në ndeshjen e zhvilluar në Peqin. Për liqenorët shënuan Alillari në minutën e 53’ dhe Shyti në minutën e 60’. Elbasani mposhti Ilirinë në transfertë 0-1, teksa me rezultatin e njëjtë mposhti edhe Oriku në transfertë Shënkollin.

KAT

Apolonia-Devolli 1-1

Gjata 46′ / Hasanaj 42′

Penalltia e humbur nga Ejoh:

Goli i Hasanajt;

Goli i Gjatës:

Shënkolli-Oriku 0-1

Kuqi 12′

Iliria-Elbasani 0-1

Balla 2′

Turbina-Lushnja 0-0

Besa-Pogradeci (Në Peqin) 0-2

Alillari 53′, Shyti 60′

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"