Kategoria e Parë, grupi A/ Nuk zhgënjejnë Kastrioti dhe Besëlidhja, Burreli fiton me vështirësi ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:20

Kategoria e Parë, grupi A/ Nuk zhgënjejnë Kastrioti dhe Besëlidhja, Burreli fiton me vështirësi ndaj Erzenit

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Kastrioti nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Tërbunin, në shtëpinë e këtyre të fundit. Krutanëve iu ka mjaftuar një gol i Markut në minutën e 13’, avantazh të cilin e ruajtën deri në fund të takimit.

Fitore ka regjistruar edhe Besëlidhja, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Veleçikun në transfertë, në një ndeshje që u dominua nga miqtë.

Burreli e ka surprizuar Erzenin, të cilët i kanë mposhtur me rezultatin 2-1. Për vendasit shënuan Hyska dhe Beci në pjesën e parë, ndërsa për Erzenin, shënoi Lathia në minutën e 60’ .

FT| Tërbuni-Kastrioti 0-1

Marku 13′

FT| Veleçiku-Besëlidhja 0-1

Kejdi Dibra 31′

FT| Burreli-Erzeni 2-1

Hyska 12′, Beci 30’/ Lajthia 60′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"