Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo merr një fitore të artë, Kastrioti ngec në Shijak. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:12

Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo merr një fitore të artë, Kastrioti ngec në Shijak. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për javën e 17-të të Grupit A të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

bandicam 2020-02-22 15-57-49-427

Dinamo mposhti Besëlidhjan në shtëpi me rezultatin 2-0, duke shtangur skuadrën lezhiane, e cila ka si pretendim këtë sezon ngjitjen në Superiore. Golat e Vilfort Hysës dhe Pontrelit i siguruan 3 pikë të arta dinamovitëve, të cilët kanë si objektiv mbijetesën.

Një fitore tepër e rëndësishme edhe për Korabin në shtëpi ndaj Egnatias. Ndërkohë 2 sfidat e tjera, ato mes Burelit dhe Veleçikut si dhe Erzeni-Kastrioti u mbyllën në barazim.

REZULTATET:

Erzeni-Kastrioti 0-0

Dinamo-Besëlidhja 2-0

Hysaj 18′, Pontreli 43′ 

Burreli-Veleçiku 1-1

Hysko 62′ (p) / Ujka 3′ 

Korabi-Egnatia 1-0

Xhabarahimi 80′ 

Tërbuni pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"