Kategoria e Parë, Grupi B/ Besa mposht Orikun, Iliria nuk fal Turbinën në shtëpi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 15:20

Kategoria e Parë, Grupi B/ Besa mposht Orikun, Iliria nuk fal Turbinën në shtëpi (VIDEO)

Janë luajtur ditën e sotme, dy sfidat e fundit të javës së 10-të, në grupin B, të Kategorisë së Parë.

bandicam 2019-12-08 13-33-01-226

Besa triumfoi ndaj Orikut, në një ndeshje që u luajt në Pezë-Helmës. Skuadra e drejtuar nga Magani, triumfoi me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Cara në minutën 26-të të takimit.

Në ndeshjen tjetër, Iliria mposhti minimalisht me rezultatin 1-0 Turbinën, me golin e shënuar nga Pasha në minutën e 11-të.

Pra, dita e sotme foli për skuadrat vendase, që bën detyrën dhe morën tre pikët.

Rezultatet:

FT| ILIRIA-TURBINA 1-0
(Pasha 11′)

FT| BESA-ORIKU 2-0
(Cara 26′, 90+2′)


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"