Kategoria e Parë, Grupi A / Tre sfida ndahen në barazim, Dinamo hap fals në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 16:44

Kategoria e Parë, Grupi A / Tre sfida ndahen në barazim, Dinamo hap fals në shtëpi

U luajtën ndeshjet e javës së 4-t në Grupin A të Kategorisë së Parë. Në 4 takimet e zhvilluara u rregjistruan 3 barazime dhe një fitore në transfertë.

terbuni

Besëlidhja e Lezhës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Burrelit të vendit të fundit. Me rezultatin e barabartë 1-1 u nda dhe sfida në Peshkopi mes Korabit dhe Vllaznisë B. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e parë të lojës me anë të Peçit, ndërsa miqtë nga Shkodra barazuan shifrat në minutën e 78 me anë të Markolaj.

Humbje zhgjënjyese për Dinamon e trajnerit Igli Allmuça, e cila u mund në fushën sportive të Pezës me rezultatin 0-2 nga Egnatia e Rrogozhinës. Ogbodie në minutën e 55 dhe Baholli në fundin e ndeshjes, ishin autorët e golave për bardhjeshilët.

Kryesuesit e Kastriotit, të cilët kishin bërë një start të shkëlqyer në 3 javët e para duke siguruar pikë të plota, u ndalën sot në transfertë nga Tërbuni i Pukës me rezultatin 1-1. Krutanët kaluan të parët në avantazh me anë të Markut në minutën e 18, ndësa në minutën e 36-t Taku barazoi për vendasit.

Kujtojmë që nesër në orën 14:30 do të luhet sfida përmbyllëse e javës së 4-t, ajo mes Besës dhe Erzenit.

KATEGORIA E PARË – GRUPI A – JAVA 14

Besëlidhja – Burreli 0-0

Korabi – Vllaznia B 1-1
Peçi 1′ / Markolaj 78′

Dinamo – Egnatia 0-2
Ogbodie 55′, Baholli 90′

Tërbuni – Kastrioti 1-1
Taku 36′ / Marku 18′

Nesër, 14:30 | Besa – Erzeni

Renditja Gr A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"