Kategoria e Dytë, Play-Off/ Partizani B “poker” ndaj Sopotit, Gramshi eliminon Luzin me penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 19:50

Kategoria e Dytë, Play-Off/ Partizani B “poker” ndaj Sopotit, Gramshi eliminon Luzin me penallti

Partizani B triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Sopotit të Librazhdit në sfidën e vlefshme për “Play-Off”-in e Kategorisë së Dytë. “Demat e Kuq” të drejtuar nga Dritan Mehmeti, e dominuan takimin, ndërkohë që në përbërje kishin edhe disa futbollistë nga ekipi i parë, si Bitri, Llanaj dhe Tedi Cara, ky i fundit realizoi dopitë.

Partizani B

FOTO: F.HAZISLLARI

Ndërkohë koha e rregullt e sfidës tjetër mes Luzit dhe Gramshit përfundoi në barazim 2-2, teksa ndeshja ka shkuar me shtesë dhe më pas me penallti, ku miqtë nga Gramshi u treguan më të saktë, duke u kualifkuar për në finalen e “Play-Off”-it të Kategorisë së Dytë, ku do të përcaktohet skuadra që do të ndeshet me vendin e 8-të të Grupit B në Kategorinë e Parë.

REZULTATET:

LUZI 2008 – GRAMSHI 2-2 (Triumfon Gramshi 5-6 me 11-metërsha)

Sejdini 39′ , Saliaj 86′ / Zani 62′ , Topalli 76′

PARTIZANI B – SOPOTI 4-0

Peqini 10′ , Bërfudi 21′, Cara 22′ , 66′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"