Luhen 3 sfidat e “Play-Off”-it të Kategorisë së Dytë/ Festojnë të gjitha skuadrat vendase, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 17:02

Luhen 3 sfidat e “Play-Off”-it të Kategorisë së Dytë/ Festojnë të gjitha skuadrat vendase, ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për fazën “Play-Off”, në Kategorinë e Dytë, në Grupet A dhe B, ku festuan të gjitha skuadrat vendase.

kategoria-e-dyte

Oriku dhe Labëria, fituan pastër  2-0, respektivisht ndaj Murlanit dhe Albpetrolit, ndërkohë që Devolli avancoi më tej, falë barazimit pa gola. Vlen të theksohet se skuadrat vendase ishin të favorizuara, pasi luanin për 2 rezultate. Në raundin e ardhshëm “Play-Off”, Devolli do të ndeshet me Labërinë në fushë neutral, ndërkohë që Velecciku do të ndeshet me Orikun. Skuadra nga Kopliku kaloi më tej pa luajtur, pasi Gramshi u përjashtua për 5 sezone nga Komisioni i Etikës.

Për sa i përket duelit Devolli-Sopoti, duhet theksuar se vendasit shpërdoruan 2 penallti në minutat 11 dhe 88-të me Peren dhe Fifon.

* Luzi 2008 dhe Flamurtari u ngjitën direkt në Kategorinë e Parë si kryesues të grupeve A dhe B. Mes dy ekipeve do të luhet këtë të diel në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, një ndeshje finale për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Dytë, që merr një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetër nga FSHF-ja.

* Klosi, Internacionali, Përmeti dhe Këlcyra rrëzohen direkt në Kategorinë e Tretë.

* FAZA “PLAY OFF”:

Grupi A

Oriku 2-0 Murlani 

Kongjini 80′, Capoj 87′ 

Veleçiku-Gramshi (nuk do të zhvillohet)

Grupi B

Labëria 2-0 Albpetroli 

Sinaj 10′, 43′

Devolli 0-0 Sopoti 

 

 

KAT 2 (1)

KAT 2 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"