VIDEO/ Juventusit i mjafton Bremer, mund Lacion dhe siguron gjysmëfinalet e Kupës ndaj Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 23:59

VIDEO/ Juventusit i mjafton Bremer, mund Lacion dhe siguron gjysmëfinalet e Kupës ndaj Interit

Juventusi ia ka dalë të gjejë një fitore të rëndësishme në një periudhë shumë të vështirë që po kalon. Bardhezinjtë kanë mundur me shifrat 1-0 Lacion në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke siguruar një vend në katërshen e skuadrave më të mira.

juventus lacio

Torinezët kanë dominuar thuajse plotësisht sfidën ndal lacialëve, edhe pse nuk prodhuan një mori rastesh. Ata kishin kontrollin e topit dhe administruan me qetësi derisa gjetën golin me Bremer në fundin e pjesës së parë.

Arta lëshuan pak terren në pjesën e dytë, por Lacio nuk u shfaq rrezikshëm para zonës së vendasve duke mos prodhuar raste për të shënuar përballë Perin. Kështu, Juventusi administroi deri në vërshëllimën përfundimtare, duke siguruar vendin në gjysmëfinalen e Kupës që mund të jetë rruga e saj drejt Europës, por ku në fazën tjetër do të ketë përballë Interin.

JUVENTUS-LACIO 1-0
44′ Bremer

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Juventusit.

77’ Gjuajtje e fortë e Marusiç nga distanca, topi shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës bardhezi.

70’ Ken i shpëton Patrik dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Maksimano arrin të ndalojë topin.

67’ Lokateli provon me një gjuajtje të fortë nga larg, topi shkon në duart e Maksimianos i cili nuk shqetësohet shumë nga kjo tentativë.

51’ Goditje dënimi ballore e Kataladit, Perin pret në pozicion.

45’+3′ Mbyllet me avantazhin e Juventusit pjesa e parë. 

44’ GOOOL JUVENTUSI! Harkim nga e djathta i Kostiç, i cili gjen Bremer dhe ky i fundit me kokë gjuan duke shfrytëzuar daljen e gabuar të Maksimiano për të çuar sferën në rrjetë.

33’ Felipe Anderson mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, sfera përfundon jashtë.

28’ Harkim nga e djathta në zonë ku Rabio është i vetëm por gjuajtja e tij me kokë është qendrore dhe sfera përfundon në duart e portierit.

15’ Përgjigjet menjëherë Kostiç në anën tjetër me një diagonale e cila devijohet nga Maksimiano.

14’ Rasti i parë i përket Lacios me Zakanjin i cili nga e majta tenton një gjuajtje me harkim në shtyllën e dytë, por ai nuk gjen portën.

1′ Nis dueli me shkelmimin nga qendra te bardhezinjve.

FORMACONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Perin; Danilo, Bremer, Aleks Sandro; Kuadrado, Faxhioli, Lokateli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.

Lacio (4-3-3) – Maksimiano; Lazari, Patrik, Romanjoli, Marusiç; Vesino, Kataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"