VIDEO/ 19-vjeçari Haland bën heroin, Dortmundi mposht PSG-në në aktin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 22:55

VIDEO/ 19-vjeçari Haland bën heroin, Dortmundi mposht PSG-në në aktin e parë

Dortmund ka mposhtur PSG-në me rezultatin 2-1 në një përballje tepër emocionuese, ku heroi i takimit ishte 19-vjeçari Haland.

hALAND455

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutën e 69-të, norvegjezi Haland, kaloi në avantazh gjermanët. Vetëm 6 minuta zgjati festa e verdhezinjve, pasi Nejmar barazoi shifrat në të 75-të, pas një asisti fantastic të Mbape.

Haland

Momenti dramatik u regjistrua 2 minuta më pas, teksa protagonist ishte përsëri Haland. Me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, talenti norvegjez, mposhti për herë të dytë Navasin, duke i siguruar fitoren skaudrës së Faver.

 

dORTMUND

Gjithsesi, për sa i përket kualifikimit, gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit.

FT| DORTMUND – PSG 2-1

Haland 69′, 77′ / Nejmar 74′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

DORTMUND: Burki, Zagadu, Pisçek, Humels, Hakimi, Guerreiro, Xhan, Vitsel, Hazard, Sanço, Haland. Trajner: Favre

PSG: Navas, Kimpembe, Kurzava, Tiago Silva, Markuinjos, Mënie, Gueje, Verrati, Di Maria, Nejmar, Mbape. Trajner: Tuhel

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"