“Lituania ishte 2 hapa para nesh”, Reja: Bëmë një gabim trashanik! S’jemi favoritë, do ishim të kënaqur edhe me një barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 0:05

“Lituania ishte 2 hapa para nesh”, Reja: Bëmë një gabim trashanik! S’jemi favoritë, do ishim të kënaqur edhe me një barazim

Trajneri Reja foli pas humbjes ndaj Lituanisë me rezultatin 0-1. Italiani u shfaq i zhgënjyer, teksa ia vuri fajin formës fizike. Në prononcimin për “Supersport”, tekniku u shpreh: 

bandicam 2020-09-07 23-02-29-591

“Jam i zhgënjyer për ndeshjen dhe lojën. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shohim para.

Lojtarët i bënë detyrat. Patëm 2-3 raste të cilat nuk i shfrytëzuam. Kishim përballë një kundërshtar mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke vrapuar për 90 minuta. Për fat të keq humbëm.

Në 10 minutat e para të pjesës së dytën,  provuam të ndryshonim rezultatin duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare. Pastaj aktivizova Roshin dhe Uzunin që janë lojtar tepër dinamikë. Për fat të keq, Roshi qëndroi vetëm 5 minuta në fushë dhe pësoi tërheqje. Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi. U vendos nga një gabim trashanik i joni, i kam thënë dhe lojtarëve, që nuk duhet të bëjmë asnjë gabim.

Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. E gjithë bota luan me 3 mbrojtje. Nuk kemi bërë revolucion. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, u shpreh Reja.

Trajneri i Kombëtares foli edhe për mikrofonin e “RTSH” në lidhe me përballjen e sotme, duke deklaruar: 

Humbja- Kundërshtari ishte thuajse 2 hapa para nesh,  për sa i përket anës fizike. Në këmbët e lojtarëve u ndje lodhja. Lituania edhe në ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit nuk luajti keq, por nuk ia doli të fitojë. Më vjen keq pasi ndeshjen e kishim përgatitur shumë mirë, por na dëmtoi goli i pësuar. Duhet t’i bëj komplimente e mia kundërshtarit. Unë bëra ndryshimet e mia në skuadër, duke futur Roshin dhe Brojën, por mund të them se nuk kishim edhe shumë fat.

Broja mund të luajë më shumë- Të shohim nëse do kohë për ta aktivizuar më shumë në të ardhmen. Por të them të drejtën është ende shumë i ri dhe duhet më shumë eksperiencë, por mund të aktivizohet në të ardhmen. Unë shpresoj që në të ardhmen të kem lojtarë më të mirë në anën e formës fizike.

Favoritë në grup dhe mungesa e Hysajt- Më vjen keq që ndodhi kështu. Do ishim të kënaqur edhe me një barazim ndaj Lituanisë. Nuk mund të them se jemi favoritë, pasi ka skuadra shumë të mira në grup. Shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet e tetorit. Sigurisht që do të ndihet mungesa e Hysajt, por kemi një grup të madh lojtarësh dhe mund ta gjejmë zëvendësuesin”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"