Listat e ekipeve me surpriza, ja përjashtimet e bujshme nga Botërori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 20:05

Listat e ekipeve me surpriza, ja përjashtimet e bujshme nga Botërori

Ditët e fundit, të tjera Kombëtare kanë bërë publike listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Botërorin e Rusisë. Së fundmi, Spanja dhe Argjentina kanë lënë jashtë ekipeve emra të mëdhenj. Trajneri i Spanjës nuk grumbulloi sulmuesin e Çelsit, Alvaro Moratën, dhe Serxhi Roberton e Barcelonës.

boterori

Iberikët nuk do kenë me vete as Markos Alonson, ndërsa janë preferuar Diego Kosta, Iago Aspas dhe Rodrigo.

Tek Argjentina i bujshëm ishte lajmi i lënies jashtë të Mauro Ikardit. Në vend të tij, trajneri Sampaoli preferoi Higuain dhe Dibala nga Juventusi. Edhe trajneri i Belgjikës bëri zgjedhje të komentuara shumë. Hazard do të jetë ylli i belgëve në Rusi, ndërsa ka emra të rëndësishëm si Lukaku dhe Felainin. Risi ishte përfshirja e Kristian Benteke nga Kristal Palas, ndërsa bujë bëri lënia jashtë e Naingolan, me mesfushorin e Romës që mori vendimin për të mos qenë më pjesë e Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"