LISTA/ Turne miqësor në Turqi, Beqiri thërret “armatën” e talenteve kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 17:28

LISTA/ Turne miqësor në Turqi, Beqiri thërret “armatën” e talenteve kuqezi

17-vjeçarët e Shqipërisë po përgatiten për të marrë pjesë në turneun miqësor “Mercedez Benz Aegean Cup” që do të luhet në Turqi në periudhën 15-21 janar.

elvin-beqiri-konf-25-shkurt

Trajneri i Shqipërisë U17 Elvin Beqiri përpiloi listën me 22 futbollistët që do të marrin pjesë në Altinordu për të konkuruar në turneun miqësor. Ish-futbollisti i kombëtares ka miksuar përzgjedhjet duke thirrur futbollistë nga skuadrat vendase dhe të huaja.

Sot, ai pati mundësinë të testonte skuadrën përballë “Shqiponja Football Academy” ku djemtë e Beqirit fituan me rezultat të thellë 7-0.

porta

Në këtë kompeticion, Shqipëria ndodhet në grup me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Korenë e Jugut.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U17 për kompeticionin miqësor janë:

15 janar – Shqipëri-Maqedoni e Veriut
17 janar – Shqipëri-Ukrainë
19 janar- Shqipëri-Kore e Jugut

Në datën 21 do të zhvillohen të gjitha takimet përmbyllëse për të përcaktuar renditjen përfundimtare të “Mercedez Benz Aegean Cup”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"