LISTA/ Reali klubi më i vlefshëm në botë, Liverpuli vetëm në vendin e pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 21:56


LISTA/ Reali klubi më i vlefshëm në botë, Liverpuli vetëm në vendin e pestë

Reali i Madridit është klubi më i vlefshëm i futbollit në Europë për të katërtin vit radhazi. Platforma e analizës “KPMG” e vendos vlerën e kampionëve rekord spanjollë në 3,184 miliardë euro në raportin e tyre vjetor. Ndërkohë që rivali për Champions-in, Liverpuli, renditet i pesti me 2.3 miliardë euro.

When-is-the-Champions-League-Final-between-Liverpool-and-Real-Madrid

Pra, për sa i përket vlerës në para, spanjollët janë absolut në krahasim me anglezët të cilët janë pas edhe Mançester Junajtid që vlen më shumë. Kampionët gjermanë të Bajernit të Mynihut renditen në vendin e katërt me 2.7 miliardë euro. Kjo renditje merr parasysh jo vetëm figurat kryesore ekonomike të klubeve, por edhe vlerat e transfertave të lojtarëve.

Ndërkohë që pas Realit, renditet Mançester Junajtid (2.883 miliardë) dhe Barcelona (2.814) të cilat këmbyen vendet. Nënkampionia gjermane, Borusia e Dortmundit, vijon në vendin e 13-të me një vlerë prej 1.226 miliardë euro, fituesi i Europa League, Eintraht Frankfurt (0.428 miliardë), është emri më i ri në listë në vendin e 23-të.

Kujtojmë se në krahasim me vitet e shkuara, vlera është rritur edhe pse pandemia luajti një rol të madh në ekonominë e klubeve më të mëdha në Europë.

lista

PANORAMASPORT.AL