LISTA/ Përballja me Shqipërinë, Italia grumbullon Kutronen dhe mesfushorin që u dënua për… blasfemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 18:18

LISTA/ Përballja me Shqipërinë, Italia grumbullon Kutronen dhe mesfushorin që u dënua për… blasfemi

Italia U21 e trajnerit Xhixhi Di Biaxho ka publikuar ditën e sotme, listën e lojtarëve të grumbulluar për 2 sfidat e muajit shtator atë ndaj Sllovakisë U21 dhe Shqipërisë U21. Miqësorja ndaj kuqezinjve të Alban Bushit do të zhvillohet në Kaljari në datën 11 shtator

.97a54fcecec534df1676331cedbe1665

Ajo që bie më së shumti në sy, në listën e bërë publike nga Italia është emri i sulmuesit të Milanit, Patrik Kutrone, i cili është grumbulluar më parë edhe nga kombëtarja A, si dhe e mesfushorit të Udinezes, Rolando Mandragora, i cili u dënua për blasfemi nga klubi italian dhe u kap nga kamerat ndeshjen e fundit. Skuadrës së Di Biaxhos nuk i mungojnë talentet dhe shihet si pretendente në Europian.

Italy U19 v Turkey U19 - International Friendly

LISTA E ITALISË U21:

Portierë: Emil Audero (Sampdoria), Lorenco Montipo (Benevento), Simone Skufet (Udineze)

Mbrojtës: Klod Adjapong (Sasuolo), Alesandro Bastoni (Parma), Davide Kalabria (Milan), Fabio Depaoli (Kievo), Federiko Dimarko (Parma), Sebastiano Luperto (Napoli), Xhanluka Mançini (Atalanta), Rikardo Markiza (Krotone), Xhiuzepe Pecela (Udineze), Filipo Romanja (Kaljari)

Mesfushorë: Nikolo Barela (Kaljari), Françesko Kasata (Frosinone), Manuel Lokateli (Sasuolo), Rolando Mandragora (Udineze), Alesandro Murxhia (Lacio), Mateo Pesina (Atalanta), Sandro Tonali (Breshia), Luka Valzania (Atalanta)

Sulmues: Federiko Bonacoli (Padova), Alberto Çerri (Kaljari), Patrik Kutrone (Milan), Andrea Favilli (Xhenoa), Rikardo Orsolini (Bolonja), Vitorio Parixhini (Torino), Luka Vido (Peruxhia).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"