LISTA/ Nga QPR te Leganesi, ja lojtarët e Kombëtares U-19 të grumbulluar në premierën e Armando Cungut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:42

LISTA/ Nga QPR te Leganesi, ja lojtarët e Kombëtares U-19 të grumbulluar në premierën e Armando Cungut

Armando Cungu nis sot aventurën e re në krye të Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim 3-ditor nën drejtimin e trajnerit shkodran, i cili ka ftuar 25 lojtarë.

kombetarja-u19

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa lojtarët e ftuar janë të datëlindjes, 2002, 2003 dhe 2004. Në listë ka disa emra interesantë, që aktivizohen edhe në skuadra të huaja dhe kanë qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e skautëve të FSHF-së. Për t’u përmendur janë emra si Keslin Shani (Lokomotiva e Zagrebit), Armelindo Mema (QPR), Zajsar Arapi (Kickers Offenbach), Lion Cahani (Gorica), Fabian Shahaj (Den Haag), Henry Hysenagolli (Leganes CD).

Gjatë këtij stazhi stërvitore Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-18, që do të zhvillohet më datë 24 shkurt 2021, ora 10:30. Kjo është edhe premiera e trajnerit, Armando Cungu në stolin kuqezi, pas emërimit të tij në këtë detyrë pak javë më parë.

Lista

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"