LISTA/ Mesi lojtari i dytë më i trofeshëm në histori, ja kush e mban vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:21

LISTA/ Mesi lojtari i dytë më i trofeshëm në histori, ja kush e mban vendin e parë

Lionel Mesi fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Atletikos së Bilbaos, trofeun numër 37-të në histori, duke u bërë lojtari i dytë më i trofeshëm së bashku me Andres Iniestën dhe Maksuell, që numërojnë një kuotë të njëjtë kupash.

Mesi Leo

Për sa i përket vendit të parë ai mbahet nga Dani Alvesh, që ka arritur të fitojë plotë 42 trofe dhe aktualisht ka 5 më shumë se “pleshti” argjentinas.

Kjo është Top 10-çja e lojtarëve më të trofeshëm në histori të futbollit:

-Kristiano Ronaldo – 33 trofe

-Ksavi – 33 trofe

-Vitor Baia – 34 trofe

-Zherard Pike – 35 trofe

-Keni Dalglish – 35 trofe

-Rjan Gigs – 36 trofe

-Maksuell – 37 trofe

-Andres Iniesta – 37 trofe

-Lionel Mesi – 37 trofe

-Dani Alvesh – 42 trofe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"