LISTA/ Kompletohet Egnatia, Magani ka 15 ditë kohë për të kolauduar skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 21:28

LISTA/ Kompletohet Egnatia, Magani ka 15 ditë kohë për të kolauduar skuadrën

Egnatia e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri, duket nga grupi që është krijuar, por edhe elementë të tjerë. Rrogozhinasit janë sistemuar tashmë në Ohër për të vazhduar përgatitjet në kushte më të mira për 15 ditë.
Egnatia
Kështu, trajneri Magani ka mundësinë të punojë në kushte optimale me të tijtë. Ai e ka pothuajse të plotë grupin e futbollistëve dhe në Ohër mendohet të luhen edhe ndeshje miqësore.

Lista e lojtarëve që po stërviten në Ohër:
Portierë: Klevis Hasanbelli, Mateo Memolla

Mbrojtës: Ilir Allmuça, Endri Magani, Jurgen Vogli, Mario Teqja, Donald Bejko, Eris Pici, Fadil Meta

Mesfushorë: Ndriçim Shtubina, Alked Çelhaka, Brixhild Brahimaj, Ildi Shyti, Oriand Xhemalaj, Amarildo Manushi, Frenki Meraj, Daniel Memolla, Irgi Deda

Sulmues: Dren Gashi, Artur Magani, Erjon Mustafaj, Pedro Silidhi, Klevis Elezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"