LISTA/ Juventusi mendon për Ligën e Kampioneve, rikthim i madh te “Zonja e Vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2020 | 19:45

LISTA/ Juventusi mendon për Ligën e Kampioneve, rikthim i madh te “Zonja e Vjetër”

Juventusi do të ketë në gadishmëri për fazën e dytë të Ligës së Kampioneve kapitenin Xhorxho Kielini.

ronaldo kielini

Ditën e sotme, tekniku i bardhezinjve Mauricio Sarri publikoi listën e futbollistëve që do të thirren për fazën tjetër të Ligës së Kampioneve duke filluar që nga sfida me Lionin në datën 26 shkurt.

Kapiteni Kielini nuk luan që prej 31 gushtit të vitit të kaluar në sfidën Juventus-Napoli 4-3 kur dëmtoi gjurin. Qendërmbrojtësi juventin duhet të marrë minuta në fushë në mënyrë që të jetë gati për sfidën e rëndësishme kundër Lionit.

Lista e futbollistëve të Juventusit për Ligën e Kampioneve:

Portierë: Shezni, Bufon, Pinsoljo
Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, de Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani
Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi
Sulmues: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Berardeschi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"