LISTA/ Interi përgatitet për largimin e Lautaros, zikaltërit gati të shkëmbejnë argjentinasin me yllin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 20:25

LISTA/ Interi përgatitet për largimin e Lautaros, zikaltërit gati të shkëmbejnë argjentinasin me yllin e Barcelonës

Interi po liston emrat e lojtarëve që mund të zëvendësojnë Lautaro Martinezin nëse ai shitet gjatë verës.

lAUTARO

Sipas “Calciomercato”-s, zikaltërit kanë në plan të mbajnë në skuadër të riun Esposito dhe Aleksis Sançezin, i cili duket se nuk do të kthehet te Mançester Junajtid. Dy emra të tjerë që po shqyrtohen për të plotësuar repartin e sulmit të Interit janë futbollisti i Napolit Dris Mertens dhe sulmuesi i Çelsit Oliver Zhiru.

dries-mertens

Zhiru

Por, Interi po mendon dhe për variantin e shpenzimeve të mëdha. Pas kapitenit të Arsenalit Pier Emerik-Obamejang, në “radarin” e drejtuesve të Interit ka hyre dhe futbollisti i Mançester Junajtid Antuan Marsial.

obamejang

antoni marsial

Megjithatë, kryedëshira e Interit është Antuan Grizman, ylli i Barcelonës. “Calciomercato” shton se Interi është i gatshëm të ofrojë Lautaron në shkëmbim për kampionin e botës, i cili nuk po kalon një periudhë të qetë te Barcelona.

GRIZMAN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"