“Lista e zezë” e Bepe Marotës te Interi, ja kush sakrifikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 12:10

“Lista e zezë” e Bepe Marotës te Interi, ja kush sakrifikohet

Hapësirë të rinjve, mbi të gjitha nëse janë italianë. Gjithçka është gati për të ndryshuar imazhin e Interit të së ardhmes: disa modifikime në janar, për t’u lënë vend përforcimeve “të vërteta” në merkaton e verës. Sfida ndaj Juventusit për 18-vjeçarin Sandro Tonali (e jo vetëm për të, kujtoni Federiko Kiezën, ëndrrën e Marotës) mund të konsiderohet si spoti i një politike që familja Zhang sheh mesa duket me sy të mirë, që nga momenti i zbarkimit në Itali.

inter

KOSTO – Megjithatë, në listën e dëshirave qëndrojnë edhe Entoni Marsial (sulmuesi i Mançester Junajtid), Joakim Andersen (mbrojtësi i Sampdorias) dhe Manuel Laxari (mesfushor-sulmues i Spalit), përveçse, siç thamë, Kiezës, me të cilin do binin të gjithë dakord (i ri, përforcon sulmin, italian…). Së pari, sipas ekspertëve, Zhang e Marota do rinovojnë skuadrën, duke limituar së pari kostot e pagave. Ndaj, sistemimi i një “veterani” mund të lehtësojë arkat. “Rinimi” do nisë nga largimet e mundshme të Zhoao Mirandës, Borha Valeros, Andrea Ranokias e Antonio Kandrevës. Në drejtim të kundërt, vëzhguesit zikaltër po monitorojnë me vëmendje paraqitjet e portierit Ionut Radu te Xhenoa, mbrojtësve Alesan dro Bastoni e Federiko Dimarko te Parma, mesfushorit Ksian Emers te Kremoneze dhe Andrea Pinamontit (autori i dy golave së fundmi) te Frozinone: të gjithë talente të huazuar.

int

“SAKRIFICË” – Por, procesi i rritjes do kalojë edhe nga një shitje me peshë: shkak “fair-play financiar”. Mbeten për t’u limituar 40-50 milionë euro deri qershorin e ardhshëm që mund të sistemoheshin përfundimisht me largimin e një ylli: në këtë kuadër, mund të sakrifikohen Shkrinjar ose Perisiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"