Lista e U19 për Europianin / Cungu “bastis” Sasuolon, lojtarë nga Superiorja dhe kushëriri i… Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 16:16

Lista e U19 për Europianin / Cungu “bastis” Sasuolon, lojtarë nga Superiorja dhe kushëriri i… Hysajt

Trajneri i përfaqësueses shqiptare U19. Armando Cungu, ka bërë publike sot listën e lojtarëve të grumbulluar për pjesëmarrjen në kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe, për të cilat është pritëse në vendin tonë. Kuqezinjtë e vegjël luajnë kundër Francës, Serbisë dhe Maqedonisë në ndeshjet të cilat do të luhen në Rrogozhinë dhe Elbasan.

cungu

Në listën e lojtarëve të Cungut bie në sy prania e 4 futbollistëve nga akademia e Sasuolos, emra të cilët janë aktivizuar rregullisht me ekipin e të rinjve të skuadrës italiane. Por njëkohësisht ka edhe emra të tjerë nga futbolli italian si Dervishi i Interit, Toci i Fiorentinës apo vëllezërit Shpendi të Çezenës.

Një tjetër emër që bie në sy është ai i mbrojtësit Daniel Hysaj, i cili është një kushëri i mbrojtësit të përfaqësueses A, Elseid Hysaj. Ai ka rënë në sy që në moshë të vogël dhe tashmë është pjesë e akademisë së Napolit, duke luajtur rregullisht atje.

Sigurisht, nuk mungojnë as lojtarë nga Superiorja, me Bytyqin e Laçit i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në këto eliminatore, ndërsa ka vend edhe për Prekën e Bylisit, i cili aktualisht luan në Kategorinë e Parë.

ndeshja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"