Lista e Shpresës, zbulon një tjetër afrim të Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 10:43

Lista e Shpresës, zbulon një tjetër afrim të Laçit

Trajneri Alban Bushi ka zbuluar dje listën e lojtarëve që ka grumbulluar në zborin e radhës në Antalia, për kombëtaren U-20, ose siç quhet ndryshe, Shpresa B. Lojtarët e grumbulluar do të kenë mundësi të tregojnë vlerat me kuqezinjtë në dy ndeshje miqësore. Por, publikimi i kësaj liste ka zbuluar edhe një tjetër përforcim zyrtar të Laçit në merkaton e janarit.

Dragoj

Sulmuesi pogradecar Erjon Dragoj figuron te lista e lojtarëve të grumbulluar si kontingjent i ardhur nga skuadra kurbinase. Sulmuesi 18-vjeçar ka spikatur te Pogradeci dhe mesa duket, kjo ka bërë që drejtuesit e Laçit të tregohen të shpejtë duke e bërë pjesë të tyre sulmuesin.

Tani pritet që Dragoj të evidentohet te Laçi, një skuadër që u jep prioritet të rinjve, gjë e cila duket edhe te lista e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja U-20. Përveç përforcimit më të ri, Erjon Dragoj, Laçi përfaqësohet në këtë grumbullim edhe me një lojtar tjetër, mesfushorin Erisildo Smaçi.

Dragoj Pogradeci

Sulmuesi pogradecar është aktivizuar me laçianët në dy miqësoret e fundit, ndaj Dinamos dhe Kastriotit, kështu që ai shihet një alternativë më shumë për trajnerin Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"