Lista e plotë/ Futbollistët me notën më të lartë sipas “Sofa Score”, Shqipërinë e përfaqëson… Seferi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 23:36

Lista e plotë/ Futbollistët me notën më të lartë sipas “Sofa Score”, Shqipërinë e përfaqëson… Seferi

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka publikuar një të dhënë tepër interesante për sa i përket futbollistëve me vlerësimin më të lartë në kombëtaret përkatëse të Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.  

seferi asani

Interesant është fakti se lojtari me notën më të lartë për sa i përket paraqitjeve të parë në sezonin që sapo lamë pas me klubet, te Kombëtarja shqiptare rezulton Taulant Seferi me notën 7.33.  

27-vjeçari që aktivizohet te Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe, shënoi 11 gola si dhe regjistroi 5 asiste.  

Kroacia përfaqësohet nga Brozoviç i Al Nassr, që vlerësohet me 7.67. Lojtari me notën më të lartë te Italia është Dimarko, 7.35, ndërsa te Spanja, Rodri me 8.01.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"