Lista e plotë/ Buxheti i sportit, zbulohen milionat për federatat. Ja si ndahen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 10:09

Lista e plotë/ Buxheti i sportit, zbulohen milionat për federatat. Ja si ndahen

Ndonëse kemi hyrë muajin e tretë të një viti olimpik, me Olimpiadën e Tokios që do të mbahet në verë, atmosfera në sportin shqiptar nuk është aspak e mirë. Në një kohë kur federatat duhet të ishin tërësisht të fokusuara tek aktivitetet e tyre dhe përgatitja sa më e mirë e sportistëve në prag të Olimpiadës, vijon “odiseja” e përvitshme me fondin grant.

BASKET-FLAMURTARI-KUPA_frame_681-1024x576

Gjatë këtyre muajve kemi parë të organizohen aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu sikurse bëjnë ditur edhe vetë federatat, “me para borxh”. Madje, kemi parë gjithashtu sportistë që kanë vendosur të mos e përfaqësojnë më Shqipërinë, të lodhur nga trajtimi që u bëhet, teksa duhet të paguajnë biletat me lekët e tyre për veprimtari ndërkombëtare ku garojnë për flamurin tonë kombëtar. Megjithatë, le të kthehemi edhe një herë te buxheti që akordon qeveria për sportin në Shqipëri. Këtë vit shuma financiare për sportin është rritur me rreth 38% në krahasim me 2020-ën, ndërsa është futur në fuqi edhe ndarja në bazë të pikëzimit për federatat sportive olimpike. Kështu buxheti i 2021-shit është 1 miliard e 380 milionë lekë të vjetër.

NDARJA – Gjithnjë kemi parë federatat sportive të ankohen dhe të shprehin shqetësimin e tyre për buxhetin, që nuk i përmbush kostot dhe nevojat vjetore për aktivitetet. Megjithatë, le të shikojmë se cilat janë federatat që marrin më shumë para nga shteti. Federatës Shqiptare të Basketbollit i është akorduar shuma më e lartë edhe për vitin 2021, teksa qeveria ka akorduar 180 milionë lekë të vjetër për FSHB-në.

lista (1)

Në vendin e dytë renditet volejbolli, ku sporti i rrjetës përfiton 175 milionë. Podiumin e plotëson Peshëngritja, së cilës i janë akorduar 145 milionë. Më poshtë vijohet me Atletikën (130 milionë), Çiklizmin (120 milionë) apo Mundjen (105 milionë). Më pak të paguarat janë Federata e Karatesë me 25 milionë, Skitë me 20 milionë dhe vendin e fundit e mban Federata e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, me 10 milionë lekë të vjetër. Nga fondi grant shkojnë edhe 60 milionë lekë të vjetër për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe 20 milionë për Organizatën Kombëtare të Antidopingut.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"