Lista e kombëtares së Italisë për “Euro2012”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2012 | 14:11

Lista e kombëtares së Italisë për “Euro2012”

Në ditën kur futbolli italian tronditej seriozisht, për shkak të arrestimeve dhe dyshimeve të disa futbollistëve e drejtuesve për përfshirje në trukime ndeshjesh, ndër të cilët edhe mbrojtësi i kombëtares axurre, Krishito, trajneri Prandeli ka zbuluar përfundimisht 25 nga 23 emrat e atyre që do të marrë me vete në finalet e “Euro 2012. Duke e lënë jashtë të dyshuarin e prokurorisë për përfshirje të fiksime ndeshjesh, Krishiton. Deri nesër pritet që të skarcohen edhe dy të tjerë, duke mbetur numri I lejuar nga UEFA për të tilla kompeticione për cdo kombëtare, 23 vetë.
Lista e publikuar nga trajneri i kombëtares italiane është kjo:

Portierë: Xhianluixhi Bufon (Juventus), Morgan De Sanktis (Napoli),Salvatore Sirigu (Paris SG);
Mbrojtës: Ignazio Abate (Milan), Federiko Balzareti (Palermo), Andrea Barzajli (Juventus), Leonardo Bonuci (Juventus), Xhiorxhio Kielini (Juventus), Kristian Maxhio (Napoli), Anxhelo Obinze Ogbona (Torino), Andrea Ranokia (Inter);
Mesfushorë: Daniele De Rosi (Roma), Alesandro Diamanti (Bolonja), Emanuele Xhiakherini (Juventus), Klaudio Marcisio (Juventus), Rikardo Montolivo (Milan), Tiago Mota (Paris SG), Antonio Nocerino (Milan), Andrea Pirlo (Juventus);
Sulmues: Mario Baloteli (Mancester Siti), Fabio Borini (Roma), Antonio Kasano (Milan), Matia Destro (Siena), Antonio Di Natale (Udineze), Sebastian Xhiovinko (Parma).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"