Lista e Kombëtares, Panuçi i mbyll “derën” kapitenit pas… kritikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2018 | 23:40

Lista e Kombëtares, Panuçi i mbyll “derën” kapitenit pas… kritikave

Është bërë zyrtare ditën e sotme lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtare. Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme përballë Jordanisë dhe Izraelit dhe Panuçi ka surprizuar në disa zgjedhje. Padyshim që mungesa më e madhe e listës është ajo e lojtarit të Karabagut, Ansi Agolli. Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur dhe rolin e kapitenit në ekipin kombëtar.

agolli

Ndoshta arsyet e mos grumbullimit të Agollit në Kombëtare, kanë të bëjnë me kritikat që Agolli bëri pas ndeshjes me Skocinë. Teksa pas asaj ndeshje, Agolli u shpreh se Shqipëria ua dhuroi vet fitoren skocezëve. Ndërsa për mosaktivizimin e tij ai tha se ato janë punët e trajnerit dhe çfarë kishte për të bërë e kishte bërë në stërvitje. Ndërsa një mungesë për t’u përmendur është edhe ajo e Sindrit Gurit, i cili ishte prezent në ndeshjen e fundit të Kombëtares.

Screen-Shot-2018-10-02-at-17.57.46

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"