Lista e Kombëtares U-19, Dede fton sulmuesin që kërkon të “rrëmbejë” Greqia dhe 5 lojtarë nga Shkëndija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 10:20

Lista e Kombëtares U-19, Dede fton sulmuesin që kërkon të “rrëmbejë” Greqia dhe 5 lojtarë nga Shkëndija

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve që do të grumbullohen për një minifazë stërvitore, e cila do të jetë e kombinuar edhe me disa ndeshje miqësore.

Dede

Ajo që bie më së tepërmi në sy në listën e bërë publike është prezenca e plot 5 futbollistëve nga Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për Muratin, Rexhepin, Fetain, Sinanin dhe Gashin. Qe të gjithë këta futbollistë të datëlindjes 2001-2002.

I pranishëm në listën e trajnerit Nevil Dede është edhe sulmuesi Emiljano Bullari, për të cilin kohët e fundit ka shfaqur interes edhe Greqia.

Lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"