Lista e Italisë/ Mançini thërret 29 lojtarë, mungon Baloteli, ftohet një… “amator”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 8:20

Lista e Italisë/ Mançini thërret 29 lojtarë, mungon Baloteli, ftohet një… “amator”

Italia, e cila e ka fituar matematikisht biletën për në Europianin e vitit 2020, ka shpallur dje listën zyrtare për dy takimet e radhës: me Bosnjën në transfertë më 15 nëntor dhe me Armeninë, në Palermo më 18 nëntor. Këto dy takime duhen respektuar për të qenë kokë grupi në shortin e 30 nëntorit, i cili do të zhvillohet në Bukuresht, por edhe për vazot e shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Mancini

Trajneri Roberto Mançini ka grumbulluar 29 lojtarë, ku mungon Mario Baloteli, thirrja e të cilit dukej se nuk do të mungonte, si një apel kundër racizmit. Ndërkohë, “Manço” ka vendosur që të fusë 3 risi, përveç të përhershmëve, si sulmuesin e Bolonjës, Rikardo Orsolini; mesfushorin e Fiorentinës, Geatano Kastrovili; por edhe mbrojtësin e Breshas, Andrea Çistana.

Cistana

Ky i fundit do të ketë festuar si i çmendur këtë grumbullim, duke menduar se vetëm një vit e gjysmë më parë e shihte veten të luante në Serinë D italiane, ndërsa tani e pret kombëtarja.

Ja lista e plotë:

Portierë: Donaruma (Milan), Golini (Atalanta), Meret (Napoli), Sirigu (Torino).

Mbrojtës: Açerbi (Lacio), Biragi (Inter), Bonuçi (Juventus), Çistana (Bresha), Di Lorenco (Napoli), Palmieri (Çelsi), Florenci (Roma), Ico (Torino), Mançini (Roma), Romanjoli (Milan), Spinacola (Roma).

Mesfushorë: Barela (Inter), Kastrovili (Fiorentina), Zhorzhinjo (Çelsi), Mandragora (Udineze), Verrati (PSG), Zaniolo (Roma).

Sulmues: Beloti (Torino), Berardi (Sasuolo), Bernardeski (Juventus), Kieza (Fiorentina), El Sharaui (Shangai Shenhua), Imobile (Lacio), Insinje (Napoli), Orsolini (Bolonja).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"