Lista e Champions-it, Lacio përfshin edhe djalin e Igli Tares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:57


Lista e Champions-it, Lacio përfshin edhe djalin e Igli Tares

Etiene Tare dhe Matia Peruci jane 2 djemtë e ish-futbollistëve të Lacios që janë përfshirë në listën e Champions-it, të ekipit të parë. Kjo për shkak të rregullores të vendosur nga UEFA, që në listë duhet të jenë të pranishëm edhe disa futbollistë nga ekipet e të rinjve. Dy talentëT e rinj, aktivizohen në të njëjtat role si prindërit e tyre. Etieni sulmuesi dhe Matia portier.

TARES

Ata janë përkatësisht nga 17 dhe 18-vjeç. Edhe pse e vështirë që t’iu vijë radha për të debutuar në Champions, të 2 të rinjtë e talentuar do të jenë në dispozicion të trajnerit Inzagi.

Etien Tare lindi në Bresha në vitin 2003 kur Igli ishte pjesë e “dallëndysheve”. Ashtu si babai i tij, Etien është i gjatë 192 cm, dhe një ndër “armët” e tij janë gjuajtjet me kokë. Prej disa sezonesh djali i Iglit është pjesë e akademisë së Lacios, teksa tashmë do të jetë në dispozicion të ekipit të parë.

ETIEN

17-vjeçari pritet të ketë një karrierë mjaft të ndritur në të ardhme, teksa do të përpiqet të kalojë babin e tij për sa i përket sukseseve.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com