Lista / 10 transferimet më të shtrenjta nën 18 vjeç, Vinicius vendos rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 18:01

Lista / 10 transferimet më të shtrenjta nën 18 vjeç, Vinicius vendos rekord

16 vjeçari brazilian Vinicius, që u transferua pak ditë më parë tek skuadra e Real Madrid ka vendosur një rekord, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë për moshën nën 18 vjeç. Plot 45 milion kanë paguar madrilenët për kartonin e talentit të Flamengos.vinicius flamengoVinicius ka lënë pas në listë lojtar si Kristiano Ronaldo, Runi apo edhe Serxhio Aguero. Diferenca e këtyre të fundit nga vendi i parë lëviz me një shifër goxha të lartë dhe disi absurde.

10 blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit, nën moshën 18 vjeç:

1) Vinicius Zhunior (Real Madrid, 2018/2019) – 45 milionë

2) Luk Shou (Mançester Junajtid, 2014/2015) – 37,50 milionë

3) Uejn Runi (Mançester Junajtid 2004/2005) – 37 milionë

4) Renato Sançez (Bajern Mynih, 2016/2017) – 35 milionë

5) Antonio Kasano (Roma, 2001/2002) -28,50 milionë

6) Aleksandër Pato (Milan, 2007/2008) – 22 milionë

7) Serxhio Aguero (Atletiko Madrid, 2006/2007) – 21,70 milionë

8) Kristiano Ronaldo (Mançester Junajtid 2003/2004) – 19 milionë

9) Stefan El Sharaui (Milan, 2011/2012) – 15,50 milionë

10) Romelo Lukaku (Çelsi, 2011/2012) – 15 milionë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"