Liridon Latifi rinovon i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2015 | 11:50

Liridon Latifi rinovon i pari

latifiLiridon Latifi është i pari futbollist që pritet të rinovojë kontratën me klubin e Skënderbeut. Burime pranë presidentit Ardjan Takaj treguan dje për gazetën se kreu i klubit korçar, duke parë shkëlqimin e sulmuesit në sezonin e tij të parë në Kategorinë Superiore, ka nxituar për ta “blinduar”. Në parim, palët kanë rënë dakord që marrëveshja të shtyhet edhe për një vit. Kontrata e Latifit përfundonte në janar të vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"