Liridon Latifi drejt largimit, ja pse nuk luajti në Superkupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 11:38

Liridon Latifi drejt largimit, ja pse nuk luajti në Superkupë

Liridon Latifi është drejt largimit nga skuadra korçare. Klubi është duke biseduar në fshehtësi me dy klube të huaja për ta shitur mesfushorin e talentuar dhe kjo është arsyeja se përse ai dje nuk u aktivizua në Superkupë.

latifi

Fillimisht u mendua se kish pasur ndonjë problem mes lojtarit dhe stafit, por më pas burime pranë skuadrës bënë me dije se Latifi nuk ka luajtur për shkak se nuk është federuar fare. Arsyeja? Nëse federohej, ai do ta kish të pamundur të ndërronte skuadër deri në fund të gushtit, por edhe në janar.

Kjo, pasi ai e dogji një mundësi kur u huazua te Kukësi për Kupat e Europës. Klubi ndërkohë nuk dëshiron që të digjet ndonjë mundësi e mirë dhe ka vendosur të mos e federojë futbollistin.

largea_liridon-latifi-658x4081448040869

I pyetur në lidhje me këtë, trajneri Agostineli dribloi duke u shprehur prerazi: “Pyesni klubin. Për Latifin duhet të pyesni klubin…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"