Liria e Shkëmbit në formë të mirë, leksion Laçit në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 10:03

Liria e Shkëmbit në formë të mirë, leksion Laçit në miqësore

Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, i cili prej ditësh ka marrë detyrën e trajnerit të Lirës së Prizrenit, e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në Kosovë, pasi deri tani ka korrur suksese në miqësoret e luajtura. Dje skuadra kosovare i ka dhënë një leksion Laçit të trajnerit Stavri Nica.

laci liria

Ndeshja Liria-Laçi, e luajtur gjatë pasdites së djeshme në stadiumin e Pogradecit, ka përfunduar me fitoren 3-0 të skuadrës së trajnerit Bledi Shkëmbi. Liria ka treguar një formë të mirë, duke dhënë sinjale pozitive për sezonin e ri në Superligën kosovare, ndërsa skuadra laçiane ende nuk e ka kapur ritmin e duhur edhe për vetë faktin se Laçi është në fazën e kompletimit të grupit.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Korenica, Artur Magani dhe Koçev. Të dy trajnerët i kanë provuar të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Ky test i ka shërbyer trajnerit Shkëmbi për të parë gjendjen e të afruarve në merkato, ndërsa Laçi kërkon të qartësohet për lojtarët që ende nuk kanë firmosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"