Liria e Bledi Shkëmbit vazhdon fitoret, Llapi merr tri pikët dhe ruan kreun e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 18:10

Liria e Bledi Shkëmbit vazhdon fitoret, Llapi merr tri pikët dhe ruan kreun e kampionatit

Janë luajtur ditën e sotme, dy takimet e para të javës së 17-të, në Superligën e Kosovës. Kryesuesit e Llapit, kanë marrë një tjetër fitore me peshë, 0-3 në transfertë, përballë Vëllaznimit. Zhdrella në pjesën e parë dhe një dopietë e Berbatoviç në të dytën, i dhanë fitoren dhe 3 pikët Llapit, në transfertën gjakovare.

vellaznimi llapi

Me të njëjtat shifra, ka fituar edhe Liria e Bledi Shkëmbit. Skuadra nga Prizreni, mposhti Besën e Pejës. Mustafa në pjesën e parë, dhe dy golat e Gashit në të dytën, i dhanë një tre pikësh Lirisë, e cila afrohet akoma më shumë me kreun e renditjes.

liria besa

 

Tashmë, Llapi kryeson me 33 pikë, ndërsa Liria momentalisht ndan vendin e dytë me Prishtinën, me nga 28 pikë, por me skuadrën kryeqytetase që do të zhvillojë të hënën ndeshjen e saj të javës së 17-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"