Lipi do jetë në krah të trajnerit të ri, çfarë ka thënë ai për De Biazin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 21:41

Lipi do jetë në krah të trajnerit të ri, çfarë ka thënë ai për De Biazin

Pankina e Italisë ndodhet ende pa një emër konkret për zëvendësimin e Antonio Kontes në përfundim të Europianit, ndërkohë që një ndër kandidatët e mundshëm të përfolur shumë në media është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi.

9c31541a8fd438334382a13e86b6c8a2_169_l

Sipas shtypit italian, tekniku i kuqezinjve është në krye të listës me 6 emrat që i janë propozuar kreut të federatës, Tavekios.

Ky i fundit ka vendosur që të zgjedhë si supervizor të ‘axurrëve’ ish-trajnerin, Marçelo Lipi. Ai pritet të jetë në krah të trajnerit të ardhshëm të Italisë, pas largimit të Kontes drejt Çelsit në Premier Ligë.

Ndërkohë, i pyetur më herët se çfarë mendimi kishte për emrat e propozuar për kombëtaren italiane, mes tyre edhe të De Biazit, Lipi ka thënë se kandidaturat janë serioze dhe të denja.

epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

“Emrat që fliten për Kombëtaren italiane janë gjithmonë të rëndësishëm. Të gjithë ata që janë përfolur kanë kredencialet e duhura për të qenë drejtues të Kombëtares italiane. Federata do të zgjedhë emrin e duhur”,-ka deklaruar Lipi rreth një muaj më parë për “Sport Mediaset”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"