Lionel Mesi tregon prapaskenën interesante: Ja i vetmi lojtar që i jam përulur për një bluzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 10:08

Lionel Mesi tregon prapaskenën interesante: Ja i vetmi lojtar që i jam përulur për një bluzë

Jo vetëm tifozët, kolegë e rivalë, por Lionel Mesi ka pasur edhe arbitra të cilët i janë lutur për të pasur një fanellë të tijën, pas një prej ndeshjeve të tij të shumta në karrierë. 

mESI zIDAN

Por me sa duket, edhe vetë “Pleshtit” argjentinas i ka ndodhur që t’i përulet dikujt në karrierë, për të pasur bluzën e tij, një idhulli që e ka pasur në fushë si rival, por që sot e ka edhe kundërshtarin më të fortë, ndonëse nga stoli i Realit të Madridit.

“Asnjëherë në karrierën time nuk mbaj mend që të pres dikë në fushë apo në tunel për të ndërruar fanellën, me përjashtim të një lojtari të vetëm. S’e mbaj mend se kur, por një herë luajta kundër Zidanit dhe i kërkova bluzën. Vetëm atij nuk i rezistova… Në përgjithësi, ne argjentinasit nuk e kemi në gjen që ta ndërrojmë fanellën me një kundërshtar, jemi indiferentë për këtë, nëse nuk vjen ai që të na e kërkojë me ngulm. Ndoshta edhe kur diçka e tillë u bë si modë, neve nuk e kemi përvetësuar diçka të tillë dhe vazhdojmë me këtë traditë.

Messi

Gjithsesi, vetëm Zidanit nuk mund t’i rezistoj”, u shpreh Lionel Mesi për “TyC Sports”. Dhe pikërisht përballë Realit të Madridit të stërvitur nga Zinedin Zidan, Lionel Mesi nuk ka luajtur ende, duke kujtuar që “El Clasico” u shty për në datën 18 dhjetor. Ndërkohë, për sa u përket shifrave sezonale, ylli 32- vjeçar i Barcelonës numëron 9 gola dhe 5 asiste në 11 ndeshje, ndërsa kontrata e tij me katalanasit, e cila i garanton deri në 50 milionë euro në sezon (mes bonuseve për Ligën e Kampioneve, kampionatit etj) skadon më 30 qershor 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"