Lineker zbulon prapaskenat e transferimit të bujshëm të verës: Ronaldo u ble… në oborrin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 22:33

Lineker zbulon prapaskenat e transferimit të bujshëm të verës: Ronaldo u ble… në oborrin tim

Geri Lineker ka zbuluar nja nga prapaskenat më të çuditshme të merkatos së futbollit ndërkombëtar. Legjenda e futbollit anglez, tashmë një drejtues i njohur emisionesh në Angli, ka zbuluar për BBC se si kanë rrjedhur ngjarjet në ditën e transferimit të Ronaldos nga Juventusi te Mançester Junajtid.

lineker ronaldo

Dita kishte filluar me Mançester Sitin që dukej para në garën për të siguruar portugezin, por gjithçka ndryshoi kur drejtuesit e “djajve të kuq” hynë në lojë dhe ngjarjet u zhvilluan në oborrin e shtëpisë së Geri Lineker.

“Do të tregoj gjërat siç janë. Ed Uduard (shefi ekzekutiv i Mançester Junajtid) është një mik dhe komshi i imi. Ai bleu Kristiano Ronaldon kur ishte në oborrin tim. Hyri në shtëpinë time ndërsa fliste në telefon me Horge Mendez. Shpresoj të mos jem duke thënë shumë… por kam një foto fantastike të tijën të ulur duke folur në telefon, të cilën një ditë me shumë mundësi do ta publikoj, nëse ai do të ma lejojë”, tregoi Lineker prapaskenën e kthimit të bujshëm të Ronaldos te Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"