Lind ideja “Boniek” te Roma, legjenda polake pohon: Kam folur me presidentin. Nëse u duhem, mund të flasim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 19:50

Lind ideja “Boniek” te Roma, legjenda polake pohon: Kam folur me presidentin. Nëse u duhem, mund të flasim

Legjenda polake e futbollit, Zibi Boniek mund të ketë një të ardhme si drejtues te Roma.

Zbigniew_Boniek_2015

Këtë e ka pohuar vetë 65-vjeçari në një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero” duke u shprehur se mes tij dhe presidentit të Romës kishte pasur një takim dhe ndoshta në të ardhmen gjithçka mund të konkretizohet.

“Tani jam zv.president i UEFA-s, por është një detyrë që nuk më pengon të kem angazhime të tjera. Jam takuar me Friedkin dhe nëse një ditë u duhem, mund të flasim. Unë nuk jam nga ata që propozoj, në moshën 65 vjeç jam mirë kështu”, ishin fjalët e legjendës.

Kujtojmë se Zibi Boniek ka qenë pjesë e Romës për tre sezone ndërmjet viteve 1985-1988, ku shënoi dhe 23 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"