Limaj dhe Xhika jashtë si ndëshkim për bojkotin, reagon Kukësi: Me Teutën donim të testonim lojtarë të rinj, pyesni zyrën tonë të shtypit, se vetëm ajo jep lajme të vërteta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 13:34

Limaj dhe Xhika jashtë si ndëshkim për bojkotin, reagon Kukësi: Me Teutën donim të testonim lojtarë të rinj, pyesni zyrën tonë të shtypit, se vetëm ajo jep lajme të vërteta…

Kukësi reagon për lajmin e publikuar në “Panorama Sport” në lidhje me një formë ndëshkimi që dy titullarët Limaj dhe Xhika kanë marrë për nxitjen e bojkotit të stërvitjes para sfidës me Teutën për shkak të vonesës së pagave.
Kukesi5
Klubi thotë se në ndeshjen me një rival direkt si Teuta provoi të rinj për të ardhmen dhe fton opinionin publik e mediat që lajmet e vërteta t’i marrë nga zyra për shtyp e Kukësit, si zëri i së vërtetës për ato që ndodhin në klub…

DEKLARATA E KUKËSIT PËR LOJTARËT XHIKA DHE LIMAJ

Reagim i Klubit
Marrë shkas nga shkrimet e fundit në media, ku aludohet se klubi i Kukësit ka dënuar dy futbollistët Dashamir Xhika dhe Vesel Limaj për protestë, klubi i Kukësit e ndjen detyrim të sqarojë opinionin publik dhe mediat se asgjë nuk është e vërtetë në këtë mes. Klubi i Kukësit i siguron të gjithë se nuk ka asnjë pakënaqësi mes futbollistëve dhe klubit dhe kërkon nga mediat të jenë më serioze në mënyrën se si i trajtojnë gjërat dhe të mos aludojnë e shpikin gjëra të paqena.
Në çdo ndeshje që Kukësi luan, stafi teknik bën përzgjedhjen e futbollistëve në bazë të stërvitjeve apo formës së futbollistëve. Askush në ekip nuk është i paprekshëm dhe te gjithë luftojnë për të marrë vendin e titullarit.
Në vend që të aludoni për shpifje dhe lajme jo të vërteta, mund të merrni për lajm faktin se në ndeshjen ndaj Teutës, Kukësi ka aktivizuar disa futbollistë të rinj në moshë që mund të jenë e ardhmja e futbollit shqiptar. Angelo Tafa, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Zenel Gavazaj janë futbollistë të rinj në moshë që po ju jepet besim dhe po bëjnë paraqitje dinjitoze.
Kërkojmë nga mediat që para se të shkruajnë lajme jo të vërteta, të marrin një informacion pranë zyrës së shtypit dhe të tregohen seriozë në raportime ashtu siç klubi tregohet serioz me mediat!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"