Lima: E parandjeva golin, jam në formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2015 | 10:05

Lima: E parandjeva golin, jam në formë

limaSulmuesi brazilian, Mateus Lima, me golin e shënuar në minutën e 85-të bëri që Kukësi mos të zhytej në krizë, por i hapi rrugën ngjitjes së ekipit, në mënyrë që të përfshihet në grupin e pretendentëve realë për këtë sezon. Lima dje nderoi Kukësin që i dha një trepikësh “të artë”, por njëkohë- sisht i dha një frymëmarrje më shumë patriotit të tij, Marcelo Troisi, në krye të pankinës kuksiane.

Në një prononcim pas ndeshjes për “Panorama Sport”, sulmuesi brazilian u shpreh: “Jam shumë i lumtur për këtë gol që ne morëm 3 pikët. Kjo është një fitore, e cila e çon Kukësin drejt suksesit, pasi ne bëjmë lojë të bukur, por marrim dhe rezultate. E ndieja që do shënoja kur u futa në lojë. Jam në gjendje të mirë dhe besoj se kam kapur formën time optimale”.

I pyetur nëse i vjen keq që nuk është titullar, Lima u tha: “Kjo çështje i takon trajnerit, unë bëj vetëm punën time. Unë jam sulmues dhe golat janë puna ime, për të tjerat mendojnë drejtuesit. Unë jam i kënaqur që sot fituam dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi lojtarë shumë cilësorë dhe një grup shumë të mirë, harmonik dhe të fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"