Lilaj: Nuk e di çfarë do të ndodhë pasi të sigurojmë kampionatin, futbolli është dhe fat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 21:09

Lilaj: Nuk e di çfarë do të ndodhë pasi të sigurojmë kampionatin, futbolli është dhe fat…

Mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ku u shpreh i lumtur për kualifikimin ndaj Flamurarit. I pyetur për mobilizimin në javët e ardhme në kampionat, Lilaj tregoi se deri sa skuadra ta sigurojë matematikisht kampionatin, nuk do ketë lëshime, më pas nuk i dihet.

Lilaj

Për rikthimin nga dëmtimi… 

U ndjeva cik në vështirësi në pjesën e parë me punën e frymarrjes. Më ndihmon dhe eksperienca. Mbaj regjim dhe stërvitem rregullisht nuk e kam të vështirë të rikthehem.

Danilo Alvesh goditi shtyllën në pjesën e dytë, në qoftë se do kishte shënuar gjerat do të ishin ndryshe…

Futbolli është dhe fat, duhet ta theksoj se edhe Nimaga kishte një rast të pastër. Nuk shënuam ne, nuk shënuan edhe atë. Në pjesën e dytë, patëm forcë dhe e kërkuam. Ishim të sigurt që do kalonin në finale.

Është viti i duhur për të çuar 2 trofe në klub?

Po sigurisht. Kemi gjithë vitin që e tregojmë. Kemi filluar me kupat e Europës, e kemi treguar në kampionat, jemi dhe në finalen e kupës. Sigurisht që është viti i duhur. Gjithsesi duhet kujdes, sepse Laçi është me ekpseriencë në këto finalet.

 A do mobilizohet maksimalisht Skënderbeu, apo do ketë dhurata?

Në qoftë se e sigurojmë kampionatin, nuk e di si do shkojnë pikët. Deri sa të siguroj kampionatin, të siguroj që nuk do të ketë asnjë tolerim. Duhet të fitojmë edhe Kupën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"