Lilaj: Lojtarët e Kategorisë Superiore janë të paragjykuar në ekipin kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 16:56

Lilaj: Lojtarët e Kategorisë Superiore janë të paragjykuar në ekipin kombëtar

Mesfushori i Skënderbeut, i cili duket së është abonuar me golat këtë sezon, Sabjen Lilaj ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në sfidën e sotme ndaj Kukësit. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Lilaj tregon çelsin e suksesit të Skënderbeut si dhe flet për mos përfshirjen e tij në ekipin kombëtar nga trajneri Panuçi.

Lilaj

Ku qëndron forca e skuadrës

“Faleminderit për vlerësimin. Sot të gjithë lojtarët kanë bërë një lojë të shkëlqyer pavërsisht lodhejs sepse kemi zhvilluar 3 takime. Ekipi e përballoj shumë mirë këtë gjë. Besoj se kalimi në grupet e Europa Ligës na ka dhënë një hap më shumë në krahasim më kundërshtarët. Jemi në një rritëm tjetër falë përgatitjes gjatë gjithë verës. Ky mendoj është çelsi i suksesit të Skënderbuet.”

Objektivi i golashënuesit

“Nuk besoj se është një nga objektivat e mi, por gjithmonë kur do më jepet mundësi do mundohem ta shfrytëzoj në maksimum. Kur shënon është gjë e mirë.”

Mosprezenca në ekipin kombëtar

“Është gjë e mirë që ngrihet si shqetësim mospërfshirja e lojtarëve të Kategorisë Superiore në ekipin kombëtar. Besoj kanë qënë të paragjykuar gjatë gjithë kësaj kohe. Unë si futbollist nuk dua as të diskutoj as të paragjykoj vendime të trajnerit. Unë thjesht i zbatoj ato, jo vetëm të trajnerit të Kombëtares por dhe të Skënderbeu po të ndodhte e njëjta gjë prap do ta pranoja me përulje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"