Lilaj i habitur: Nuk e di çfarë ka thënë Panuçi për mua, ja e vërteta me gjendjen time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:14

Lilaj i habitur: Nuk e di çfarë ka thënë Panuçi për mua, ja e vërteta me gjendjen time

Pas humbjes me Izraelin, mesfushori Sabien Lilaj deklaroi për Rtsh:

lilaj

Loja u ndryshua me futjen tuaj…

E kishim studiuar, munduam të godisnim pikat e dobëta. Ia arritëm deri diku, loja ishte e kënaqshme, por nuk shënuam ato 5-6 mundësi të pastra. Futbolli kështu e ka.

Shumë kilometra në ajër. Çfarë ndodhi, Panuçi tha që Lilaj ka një problem fizik që nuk erdhi në grumbullim…

Nuk e di se çfarë ka thënë trajneri, fizikisht kam qenë shumë mirë. Më erdhi thirrja dhe isha i gatshëm, sigurisht.

Ke udhëtuar shumë…

Sigurisht, përpara dy ditësh gjithë natën po udhëtoja. Erdha në Tiranë, gjysmë dite, u nisa për në Izrael. Gjithsesi, për ekipin kombëtar nuk jemi kurrë të lodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"