Lilaj dhe Xhejms titullar, Qabala e “katranos” në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 20:12

Lilaj dhe Xhejms titullar, Qabala e “katranos” në shtëpi

Skuadra azerbajxhanase e Qabalës, ku aktivizohen 2 ish-futbollistët e Skënderbeut, Sabjen Lilaj dhe Xhejms Adenij është mposhtur në mënyrë surprizë në shtëpi me rezultatin 0-2 nga luksemburgasit e Niedercorn.

Kabala

Si Lilaj ashtu edhe Xhejms nuk arritën të linin gjurmë në ndeshjen debutuese me Qabalën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.

Lilaj

Azerbajxhanasit do të kenë të pamundur ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit pas kësaj disfate në shtëpi. Lilaj u aktivizua 90 minuta të plota, ndërsa Xhejms la fushën e lojës në minutën e 77-të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"