Likuiduan Veleçikun, Memelli pas ndeshjes: Më bindi stoli, mendja tek Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 12:35

Likuiduan Veleçikun, Memelli pas ndeshjes: Më bindi stoli, mendja tek Egnatia

Migen Memelli ka mbetur i kënaqur nga ekipi. Morën një fitore të pastër, që i çon me një këmbë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Skënderbeut bëri rrotacion të zgjedhur në formacion, për të parë edhe stolin. Përshtypjet kanë qenë më të mirat, gjë që e theksoi edhe gjatë deklaratës që dha pas ndeshjes:

MEMELLI

“Jam i kënaqur me rezultatin. Ishte një fitore e pastër, që na jep siguri për kalimin e turit në këtë kompeticion. U dhashë hapësirë sot (dje) lojtarëve të stolit dhe më duhet ta pranoj: më bindën.

Mendja ime punon te takimi me Egnatian në fundjavë i vlefshëm për kampionat. Veleçikut i uroj suksese”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"