Lika ul euforinë e Vllaznisë: T’i marrim ndeshjet një e nga një

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 22:17

Lika ul euforinë e Vllaznisë: T’i marrim ndeshjet një e nga një

Kapiteni i Vllaznisë ka shënuar golin e parë zyrtar në Shqipëri për vitin 2020. Një penallti e fituar nga Malota u shndërrua në gol me të majtën nga Gilman Lika. Në fund të ndeshjes, ai ka komentuar përballjen ndaj vlonjatëve.

gilman lika

“E dija se do ishte ndeshje e vështirë për ne, por mendoj se e dominuam krejtësisht këtë 90-minutësh. Madje, dua që t’i falënderoj të gjithë djemtë për vlerësimin që i bënë këtij takimi”, është shprehur Lika pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

Kuqeblutë do të luajnë sërish në Shkodër ndaj Laçit për kampionat dhe tjetra në Kupë përballë Flamurtarit.

“Tani vëmendja është te takimi me Laçin, një ndeshje e cila do të jetë edhe më e vështirë sesa kjo që lamë pas. Kemi kalendar të mirë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Me Laçin duhet të japim maksimumin dhe po ta bëjmë këtë gjë, jam plotësisht i bindur se do të fitojmë. Jam i bindur për këtë, sepse kemi ekip shumë të mirë”, ka deklaruar Gilman Lika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"