Lika: U mundëm prej gabimeve tona, njerëzit mund të mendojnë se jemi për Europë nga loja e zhvilluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2018 | 17:23

Lika: U mundëm prej gabimeve tona, njerëzit mund të mendojnë se jemi për Europë nga loja e zhvilluar

Ishit i shqetësuar sot, edhe prej vendimeve të arbitrit…

Jo vetëm prej meritë të kundërshtarit, por edhe prej gabimeve tona, e humbën ndeshjen. Këto ndikuan në rezultatin e ndeshjes. Nuk ishim në lartësinë e duhur. Kontrolluam  pjesën më të madhe të lojës. Nuk ishim të rrezikshëm në sulm. Sot na gjeti të papërgatitur në kundërsulm. Kampionati është i gjatë. Duhet të jemi kujdesshëm në fushën tonë.

lika

Mungesa e Shkurtajt ndikoi sot tek skuadra…

Ne e ndiejmë mungesën e tij, por gjithsesi Lamçja ka qenë pjesë e formacionit. Sot vuajtëm shumë në mbrojtje.

Sa ndikon agjenda e ngjeshur për Luftëtarin? Mbetoni për Europën apo për mbijetesën?

Ne luftojmë të marrim pikët tona, t’i shkëputemi asaj zone. Me lojën dhe rezultatet që kemi arritur, njerëzit mund të mendojmë se jemi edhe për Europën. Objektiv i parë ka qenë mbijetesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"