Lika tregon prapaskenat me presidentin Tavo: Më kishte premtuar që në verë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 23:59

Lika tregon prapaskenat me presidentin Tavo: Më kishte premtuar që në verë…

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh shprehet se ka një kërkesë të thjeshtë për lojtarët e tij, të shënojnë një gol dhe të mos pësojnë, kur gjenden në fushë.

Lika2

“Nuk duhet që të pësojmë nga dy gola që në pjesën e parë, ky është problemi. Në dhomat e zhveshjeve lojtarëve i them se ashtu siç mund të fitojë kundërshtari, mund të fitojmë edhe ne. Unë kam një shprehje timen, ‘rëndësi ka të shënojmë një gol dhe të mos pësojmë’. Sot ndaj Kukësit patëm probleme në qendrën e mbrojtjes me dëmtimet, gjithashtu edhe Abazaj kishte probleme, i lodhur nga udhëtimi në Belgjikë, dhe u detyruam ta aktivizojmë vetëm 30 minuta, por përsëri ndjeu dhimbje.

Unë kam pasur 2 objektiva në kontratë, mund ta them pa problem, të shpëtohet ekipi dhe më pas të shihet për Europën. Largime nga ekipi mund të ketë, por ne do punojmë t’i zëvendësojmë duke gjetur të tjerë po aq cilësorë.

Për sa i përket Skënderbeut, e ka merituar tërësisht këtë vit, akoma më shumë edhe se vitet e tjera. Për ne, nuk ka rëndësi kë hedhin në fushë javën tjetër kundër Luftëtarit. Ata bëjnë llogaritë edhe për finalen e Kupës.

Më vjen mirë që Teuta ka treguar shenja përmirësimi në këto 3 javët e fundit. Mendoj se Teuta është thuajse e shpëtuar pas këtyre rezultateve.”

hasan lika

Nga Luftëtari u larguan shumë lojtarë të formacionit në fillim të sezonit. Boshti i skuadrës mungonte, dhe na duhej të përmirësoheshim në këtë drejtim. Pavarësisht se po humbisnim, bënim një lojë të mirë. Duhej shtuar besimi tek ekipi, si dhe të kuptonim se nga e kaluara, Luftëtari nuk shihej më një si një skuadër e dorës së dytë. I thosha lojtarëve se kundërshtarët na vlerësojnë akoma më shumë falë paraqitjeve tona. Grupi i lojtarëve është shumë i mirë, me dëshirë për t’u stërvitur.

Marrëdhënient me presidentin Tavo i kam shumë të mira, kisha biseduar që në verë me të. Më pati thënë se nëse marr një trajner nga Shqipëria, do të marr vetëm ty. Por, ai vazhdoi me trajnerët e huaj, ndërsa më pas shkova unë.

Abazaj dhe Bregu janë të larguar, por nëse do të ketë oferta për dikë tjetër, mund të largohen. Edhe futbollistët bisedojnë me presidentin, dhe jo me trajnerin. Sigurisht, disa do largohen ndërsa disa të tjerë do qëndrojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"