Lika tregon debatin me Liçajn: Nuk e priti mirë, ja çfarë ndodhi pas zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 18:28

Lika tregon debatin me Liçajn: Nuk e priti mirë, ja çfarë ndodhi pas zëvendësimit

Pranë arritjes historike për Europën…

Vazhdojmë të luftojmë. Edhe sot e patë që kemi qenë në presion të këtij objektivi. Djemtë nuk dolën si duhet në lojën e tyre, por pozitive ishte që barazuam shpejt. Në 90 minuta vuajtëm në përgjithësi.

lika

E keni ide si do jetë ekipi për Europën?

Ne kemi ndeshje me Lushnjën për të dhënë maksimumin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë në Europë. Për të ardhmen, do bisedojmë pas arritjes së këtij objektivi.

Debat me Liçajn?

Nuk e priti mirë zëvendësimin, ishte diçka taktike. Në të tilla momente disa futbollistë reagojnë jo mirë. E falënderoj për golin e barazimit dhe kontributin për skuadrën, por duhet të jetë më i kujdesshëm. Këtë situatë do e analizojmë në ditët në vijim.

Nuk jeni aq në humor, edhe pse një nga sezonet tuaja më të mirë…

Jemi qetësuar pas kësaj fitoreje, por mendojmë për ndeshjen e radhës. Është momenti që të stërvitemi për ndeshjen e të mërkurës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"