Lika sfidon bardhezinjtë: Asnjëherë nuk udhëtojmë si inferiorë, do t’i mposhtim në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 11:00

Lika sfidon bardhezinjtë: Asnjëherë nuk udhëtojmë si inferiorë, do t’i mposhtim në shtëpi

“Luftëtari, pavarësisht faktorit fushë, në çdo ndeshje radhe ka për objektiv rezultatin pozitiv”. Kështu u shpreh fillimisht trajneri i bluzinjve, Hasan Lika, në konferencën e zakonshme një ditë para sfidës me Laçin. Më tej, tekniku ka shtuar:

likaf

“Laçi, falë kontingjentit aktual, ka bërë mirë në të dyja kompeticionet. Jemi të ndërgjegjshëm se na pret një ndeshje më shumë se e vështirë në transfertë. Objektivat e ekipeve e bëjnë më shumë se të luftuar këtë takim. Asnjëherë nuk udhëtojmë si inferiorë, përkundrazi, jemi të motivuar dyfish për të vijuar serinë e rezultateve pozitive në kampionat”, vijoi Lika.

Me idenë e qartë për të përballur Laçin e fortë në shtëpi, Lika në seancën e fundit stërvitore u ka kërkuar të tijve më shumë besim dhe përqendrim në zbatimin e detyrave. “Me gjykim korrekt dhe profesional, për të cilin asnjëherë nuk jam shprehur në media si trajner i Luftëtarit, unë besoj te vazhdimësia e rezultateve pozitive.

Luftetari

Cilësitë dhe serioziteti i lojtarëve që unë stërvit prej muajsh janë arma jonë më e mirë për të përballur Laçin në shtëpi”, tha trajneri. Me mungesën e mbrojtësit Lejdi Liçaj të skualifikuar dhe mbrojtësit Oltion Rrapa për arsye të mosrikuperimit në kohë, trajneri Lika ka të gatshëm 11- shin e sotme.

“Rrapa nuk do të jetë i gatshëm. Toledo do të jetë mbrojtësi i linjës së djathtë. Uruguaiani është lojtar që ka bërë mirë për Luftëtarin. Kualitetet e lojtarëve më bëjnë besimplotë te fitorja e sotme”, ka mbyllur trajneri i bluzinjve.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"